Mbrojtësi Daley Blind ka një mesazh për raportimet se mesfushori i Interit, Christian Eriksen nuk mundet të luajë kurrë më futboll pas arrestit kardiak.
Danezi për disa minuta luftoi me jetë gjatë ndeshjen Danimarkë – Finlandë, por në fund arriti të shpëtojë gjallë, derisa tani është në gjendje shumë më të mirë.
Mbetet e paqartë nëse ish ylli i Tottenham do vazhdojë të luajë futboll, por Blind mendon se Eriksen nuk do largohet nga fusha e gjelbër.
“Kur kjo më ndodhi mua, e gjithë bota më thoshte se jam lojtar i mbaruar, se nuk do luaja asnjëherë më”.
“Shikoni ku jam sot. Kjo është çfarë i them të gjithëve”.
“U ndjeva se isha gati dhe i qetë për rikthimin dhe sapo mora dritën e gjelbër nga spitali dhe stafi mjekësorë i Ajaxit”.
“Nuk kishte arsye të mos luaja në nivelin e lartë. Gjëja më e rëndësishme është të ndihesh i lirë në kokë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, në muajin e ardhshëm do mësohet gjithçka lidhur me të ardhmen e danezit.