Vetëvaret në banesë një person

Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Burime për mediat raportojnë se viktima vuante nga depresioni, dhe kjo e ka çuar atë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Sipas informacioneve nga policia shtetasi me inicialet H.Ll i përket moshës 80-vjeç. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.07.2021 22:52