“El Clasico” për Superkupën e Spanjës në Arabi, biletat “avullojnë” për një orë

Ditën e nesërme në Arabi do të luhet “El Claciso” e parë e këtij e viti në kuadër të gjysmëfinaleve të Superkupës së Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbolli ka bërë me dije se të gjitha biletet e vëna në dispozicion për këtë ndeshje janë shitur për vetëm një orë, duke treguar interesin e madh në këtë vend për të parë një ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror.

Për shkak të kushteve të pandemisë në Arabinë Saudite është vendosur që në stadium të jenë  vetëm 30 mijë tifozë. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 10:37