E RËNDË/ Mundësi ndërron jetë pasi dëmton kokën gjatë ndeshjes në “Sumo” (VIDEO)

Një mundës japonez sumo ka vdekur pasi ra me kokë në dysheme gjatë një përballje, derisa ka ngjallur kritika për intervenimin e vonshëm mjekësor.

Hibikiryu ndërroi jetë nga dështimi akut të frymëmarrjes, bëri të ditur Shoqata Japoneze Sumo.

Mundësi, emri i vërtetë i të cilit ishte Mitsuki Amano, u hodh në dysheme nga kundërshtari i tij gjatë një një përballje. Video e kësaj sfide tregoi se ai ra në dysheme me kokë dhe u shtri me fytyrë për disa minuta ndërsa zyrtarët e sumos shikonin dhe prisnin mjekët për të arritur.

Në një barelë, mundësi ishte i vetëdijshëm dhe u tha zyrtarëve të sumos se ai ndjente që trupi i tij i poshtëm ishte i paralizuar, por gjendja e tij ishte përmirësuar në spital.


Shtuar 4.05.2021 15:48

Tags: ,