Gafë e qëllimshme? Gabimi që “hëngri” një deputet në listën për shkarkimin e Ilir Metës (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u shpërnda me bujë lajmi se 50 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë firmosur pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Bashkë me lajmin u shpërnda edhe lista në të cilën rënditeshin emrat që janë pro shkarkimit të Metës bashkëngjitur edhe firmat e tyre.

Të lidhura

None found

Por ajo që su vu re nga media, ishte gafa në këtë listë ku shkruhet se kanë firmosur 50 deputetë.

Analisti Afrim Krasniqi ka kapur “gabimin teknik” apo “vendimin e qëllishëm” në këtë listë e cila në fakt ka 49 firma pro shkarkimit dhe jo 50.

Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin, ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16 duke “ngrënë” numrin 15 e si rrjedhojë edhe një deputet.

Rikujtojmë se maxhoranca është e bindur për shkarkimin e Presidentit Meta me cdo kusht duke përshpejtuar edhe formalitetet në këtë rast. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.05.2021 15:47