Në një konferencë për shtyp, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se klubi dëshiron që të rinovojë kontratën e Kylian Mbappe.
22 vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit, këtë gjë po e dëshmon ndeshje pas ndeshje.
Së fundmi, ai është lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra e Paris Saint-Germain, për të bërë një lëvizje të madhe në klubin mbretëror Real Madrid.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, është një admirues i madh i lojtarit dhe do ta dëshironte atë në skuadrën e tij.
Në anën tjetër, Pochettino ka thënë: “PSG ka një projekt ambicioz dhe mbajtja e një lojtari si Kylian Mbappe është një përparësi themelore për të gjithë”.
Kontrata e Mbappes me skuadrën nga kryeqyteti i Parisit skadon në vitin e ardhshëm.
Vetëm disa ditë më parë, Neymar ka nënshkruar kontratën e rinovimit me PSG-në.