Sulmuesi Lutfi Dalipi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Futbollisti nga Presheva tërhoqi vëmendjen në përballjen ndaj Servettes, ku shënoi një gol në një aksion që ngjalli krahasime me stilin e Ronaldinhos.
Të lidhura
None found
Vaduzi u mposht me rezultatin 2-1, por finalizimi i Dalipit la pa fjalë të pranishmit, pasi ai arriti ta dërgonte topin në rrjetë mes disa mbrojtësve që ndodheshin në zonën e 16-metërshit.
SofaScore e vlerësoi paraqitjen e tij me notën 8.6, rezultat që i siguroi një vend në 11-shen më të mirë të javës.
Ndërkohë, Dalipi ende nuk ka marrë një vendim për përfaqësuesen me të cilën do të luajë në arenën ndërkombëtare, pasi në garë mbeten Kosova, Shqipëria, Zvicra dhe Portugalia.






