Rolando Maran thërret Jasir Asanin për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve

Jasir Asani pritet të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Sipas gazetarit iranian Efanm Hoseiny, sulmuesi ka marrë ftesën nga trajneri Rolando Maran për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Ky zhvillim tregon se marrëdhëniet mes Asanit dhe trajnerit janë përmirësuar, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në ekip pas mungesës në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë muajve shtator dhe tetor. Prania e sulmuesit shihet si një përforcim i rëndësishëm për Kombëtaren, veçanërisht për shkak të nevojës në repartin ofensiv dhe objektivit të kuqezinjve për t’u kualifikuar në Europianin e ardhshëm.

Të lidhura

None found


Shtuar më 26.10.2026 15:31