Në kërkim për hajdutë, policia kap shqiptarin me 80 mijë euro kokainë

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi u kap me një sasi droge prej 1.2 kg kokainë.

Sipas mediave italiane, i arrestuari është një 41-vjeçar, i cili u pikas nga policia teksa kjo e fundit ishte në një aksion për parandalimin e vjedhjeve.

Karabinierët vunë re një person të dyshimtë, i cili doli nga garazhi. Qëndrimi jo i sigurt i 41-vjeçarit shqiptar, bëri që policia ta ndalonte dhe gjatë kontrollit në garazh i zbuloi sasinë e lëndës narkotike.

Policia konstatoi së shqiptari e kishte shndërruar garazhin në një laborator të paketimit të drogës.

Nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 7 mijë euro, ndërsa u vlerësua se nëse droga do të hidhej në treg do kapte shifrat e 80 mijë eurove.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe celulari, nga i cili mund të zbulojnë më shumë rreth këtij rrjeti të trafikut të drogës.

 

Shtuar 15.05.2021 16:19