Po implementohet projekti “Mourinho”, Roma kërkon këtë portier

Jose Mourinho do ta udhëheq skuadrën e Romës nga sezoni i ardhshëm, një transferim të cilin shumë pak njerëz e kanë parashikuar.

Portugezi është shumë i fokusuar që të ketë sukses me Romën dhe kësisoj veçse ka filluar të bëjë planet për sezonin e ardhshëm.

La Repubblica raporton se Mourinho po kërkon portierin e Wolverhampton Wanderers, Rui Patricio për sezonin tjetër.

Pau Lopez ka pësuar një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj, kështu Mourinho po mendon për pozitën e tij kryesore në fushë.

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, është angazhuar nga ‘Special One’ dhe kanë filluar negociatat me lojtarët e tjerë.


Shtuar 15.05.2021 16:13

Tags: ,