E konfirmojnë mediat turke: Muriqi arrin marrëveshjen me skuadrën e re

Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt ta vazhdojë karrierën në futbollin rus.

Madje, mediat turke raportojnë se transferimi i futbollistit të Kosovës te CSKA Moska është finalizuar, shkruan FrontOnline.

Muriqi pritet t’i bashkohet gjigantit rus në huazim për 2.5 milionë euro me opsionin e blerjes për tetë milionë sosh.

Ende nuk ka zyrtarizim nga palët, por dihet se Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri te Lazio.

Shtuar 18.01.2022 10:38