E duan nga Premier Liga dhe Serie A, tani edhe klubet nga Bundesliga i bashkohen garës për Zhegrovën

Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera këtë edicion te Lille.

Performancat e tij të jashtëzakonshme ka nxitur interesimin e shumë ekipeve të mëdha të futbollit për të siguruar nënshkrimin e tij.

Së fundmi, klubet nga Bundesliga e Gjermanisë janë shtuar radhët e pretendenteve për transferimin e Zhegrovës, duke u bashkangjitur kështu skuadrave nga Liga Premier, La Liga dhe Serie A që tashmë kanë treguar interes.

“Sky Sport Germany” raporton që disa nga ekipet elitare gjermane janë seriozisht të interesuara për të afruar sulmuesin e talentuar brenda këtij muaji.

Më tej, raportohet se disa prej këtyre klubeve, pavarësisht se nuk janë bërë ende publike emrat e tyre, kanë mbajtur takime me Zhegrovën dhe përfaqësuesit e tij për të diskutuar një mundësi transferimi.

Ndërkohë, Zhegrova duket se është i hapur ndaj mundësisë së një kalimi tjetër brenda këtij sezoni, edhe pse Lille vlerëson kartonin e tij rreth shumës së 20 milionë eurove.

24-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola dhe ka realizuar 7 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat deri më tani gjatë sezoni, dhe ka një kontratë me klubin francez që zgjat deri në vitin 2026.

Ai u transferua te Lille nga Basel në janar të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit francez. /Telegrafi/


Shtuar 8.01.2024 15:59