E BUJSHME/ Roma planifikon transferimin e yllit të Real Madridit

Skuadra e AS Roma është në kërkim të një super lojtari dhe pritet ta zyrtarizoj atë në fund të Kampionatit Europian EURO20.

Sipas ‘Calciomercato’, romakët janë duke planifikuar sjelljen e Eden Hazardit në ‘Olimpico’.

Hazard do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni dhe duket se Roma është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e belgut.

Afrimi i Hazardit te Roma mund të bëhet më lehtë – pasi kjo skuadër ka si trajner Jose Mourinhon.

Rreziku i vetëm për romakët mund të jetë Chelsea, edhe pse kjo e fundit s’ka shprehur ende interesim për Hazardin.


Shtuar 25.05.2021 12:28