Rama takon rektorët e universiteteve në vend: Studentët do marrin diploma evropiane

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook ku ka treguar se ka mbajtur një takim me rektorët e universiteteve publike.

Sipas tij, në mandatin e tretë qeveria Rama do t’i mëshojë objektivit që studentët të marrin diploma europiane në Shqipëri.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë

Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama.

Shtuar 25.05.2021 12:05