E ardhmja e Dzekos ende pezull, vendoset brenda qershorit

Tek Roma vazhdon të mbetet e hapur çështja e së ardhmes së Edin Dzeko. Futbollisti ka shprehur dëshirën për të qenë nën urdhrat e Mourinhos, i cili nga ana e tij do të ishte i lumtur të mbante në skuadër një futbollist si boshnjaku, pavarësisht 35 viteve që mban në shpinë sulmuesi.

Sipas mediave italiane, gjatë javës është programuar një takim mes menaxherit të futbollistit dhe drejtorit sportiv, Tiago Pinto për të kuptuar më mirë qëllimet e shoqërisë në drejtim të lojtarit. Ndër mundësit që palët mund të shqyrtojnë është edhe zgjidhja me konsensus e marrëveshjes, në një rast të tillë Juventusi, Milani dhe Fenerbahche do të bënin maksimumin për të rrëmbyer lojtarin.

Shtuar 21.06.2021 14:18