Dzeko zgjedh mes dy klubeve, u vendos një kusht të veçantë

Ka gjithnjë e më shumë gjasa Edin Dzeko të ndryshojë ekipin këtë verë dhe të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni.

Edhe pse ai pati një sezon debutues shumë të mirë, duke shënuar 17 gola dhe 10 asistime, e ardhmja e tij u bë e diskutueshme me rikthimin e Romelu Lukakut.

Simone Inzag po i jep Joaquin Correas avantazhin sezonin e ardhshëm, gjë që i lë Dzekos jo shumë mundësi por të kërkojë një klub të ri ku do të luajë.

Tuttosport shkruan se West Ham dhe Valencia, klube që janë gjithashtu në krye të listës së tij, treguan interesin më të madh për shërbimet e tij.

Kushti që ai ka vendosur për të gjitha klubet është që t’i ofrohet një kontratë dyvjeçare.

Kujtojmë që Dzeko ka edhe një vit kontratë me Interin. /albeu.com/

Shtuar 26.06.2022 10:49

Tags: