Duka përuroi fushën e re në Picallë: Një hapësirë për fëmijët, të rinjtë dhe zhvillimin e futbollit

Një terren i ri modern futbolli iu shtua sot kryeqytetit, pasi në zonën e Picallës u zhvillua ceremonia e inaugurimit të fushës së re, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me akademinë “Tirona Republic Football Academy”.

Në aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, drejtues të akademisë, përfaqësues të komunitetit sportiv, prindër, si edhe dhjetëra fëmijë që do të stërviten në këtë impiant të ri.

Të lidhura

None found

Ky projekt përfshihet në angazhimin e vazhdueshëm të FSHF-së për të zgjeruar infrastrukturën sportive në mbarë vendin dhe për të krijuar kushte sa më të mira për rritjen e futbollit te fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, Presidenti Duka nënvizoi peshën e investimeve në terrenet sportive, duke theksuar se futbolli duhet të jetë sa më afër fëmijëve.

“Jam vërtet shumë i lumtur që marr pjesë sot në këtë ceremoni inaugurimi të kësaj fushe, e cila nuk është thjesht një fushë futbolli me bar artificial, por është mendimi ynë për të investuar për ju dhe të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, për të luajtur futboll, për t’u rritur sa më të gëzuar dhe për t’u edukuar sa më mirë nëpërmjet futbollit.

Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin. Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë që e dashurojmë futbollin. Të gjithë prindërit duhet t’i sjellin fëmijët në futboll. Të gjithë fëmijët të bëjnë “presion” te prindërit që t’i dërgojnë në futboll. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte dhe kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit. Por sot jemi në një rast të mirë, në një shembull që është për t’u ndjekur nga të gjithë.

Unë dua të falënderoj drejtuesit e akademisë “Tirona Republic Football Academy”. Është një bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Siç dihet, kjo fushë është investuar nga FSHF dhe nga financat private të drejtuesve të akademisë. Dua t’i falënderoj që kanë marrë këtë iniciativë dhe të sensibilizoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe ata që kanë mundësi, por që nuk merren me futboll, që t’i bashkohen iniciativës sonë për të bërë sa më shumë fusha futbolli dhe për të qenë sa më pranë jush për të përmirësuar infrastrukturën, që vërtet t’ju plotësojmë kushtet juve që të ndiqni ëndrrën dhe pasionin tuaj, për të vazhduar këtë lojë të bukur.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju, kryesisht fëmijëve që jeni këtu. Dua t’ju falënderoj që na ndiqni lojën dhe neve. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, prindërit për besimin që kanë te ne, drejtuesit e akademisë dhe uroj ta shijoni këtë fushë. Uroj që ta shijoni futbollin, të gëzoni, të qeshni, të bëni gola, të miqësoheni sa më shumë dhe të rriteni si një komunitet dhe skuadër. Faleminderit shumë që jeni sot këtu”, – tha Presidenti Duka.

Fusha e re në Picallë do të jetë në dispozicion të fëmijëve dhe të rinjve të zonës, duke u ofruar atyre një ambient modern për stërvitje dhe veprimtari sportive.

Ky investim përbën një tjetër hap konkret të FSHF-së në kuadër të projektit “100 Fushat”, i cili synon shtimin e terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.


Shtuar 24.06.2026 11:50

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş