“Dua të fitoj gjithçka me blaugranët”, flet Depay

Memphis Depay u prezantua pak ditë më parë tek Barcelona. Sulmuesi hollandez arriti të bënte ëndrrën e tij realitet, duke firmosur për katalansit.

Së fundmi, Depay është intervistuar nga “Mundo Deportivo , ku foli për synimete tij me Barçën : “Dua të fitoj të gjithë titujt.

Një titull në veçanti? Jo, të gjithë titujt janë të rëndësishëm: LaLiga, Liga e Kampioneve, nuk mund të zgjedh vetëm një”. Pavarsisht ofertave më të mira që i kishin ardhur, Depay shprehet se zgjodhi Barcelonën edhe për mënyrën e lojës, që i përshtatet asaj që ai luan: “Për shkak se është një klub fantastik, i cili përshtatet me mënyrën time të lojës. E gjithashtu e dua këtë qytet, ka shumë arsye”.


Shtuar 28.07.2021 23:52

Tags: ,