Drilon Hazrollaj u shpall “Lojtari i Ndeshjes” pas derbit Partizani – Tirana, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 3 – 1. Pas përfundimit të takimit, talenti shqiptar i Kosovës ndau me mediat përshtypjet për paraqitjen e tij.
Të lidhura
None found
“Mendoj se duhet të jem më i saktë në situatat që krijoj para portës. Sa i përket një ftese nga Kosova, aktualisht nuk jam i përqendruar te kjo çështje. Prioriteti im është ekipi dhe përpjekja për të dhënë maksimumin”, u shpreh Hazrollaj.
I pyetur për arsyen e marrjes së çmimit individual, ai tha: “Ndoshta ndikoi kontributi që dhashë në të dyja fazat e lojës, si edhe fakti që fitova penalltinë. Ky është vlerësimi që mora dhe sigurisht që jam i kënaqur”.





