Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po vijon aventurën e tij të re në Rusi me fanellën e Spartakut të Moskës, ndërsa ish-drejtori i përgjithshëm i klubit, Yuri Zavarzin, beson se sulmuesi shqiptar ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me skuadrën e re.
Në një prononcim për Metaratings.ru, Zavarzin theksoi se Spartaku nuk ka gabuar me transferimin e futbollistit kuqezi, i cili kishte treguar cilësitë e tij gjatë periudhës te Rubini i Kazanit.
Të lidhura
None found
“Nuk mendoj se Spartaku ka gabuar. Daku i ka dëshmuar aftësitë dhe cilësitë e tij futbollistike te Rubini. Një lojtari që vjen në një skuadër të re i duhet kohë për t’u përshtatur me grupin. Mendoj se i duhen rreth gjashtë muaj dhe jam i bindur se Daku do ta tregojë ende veten”, u shpreh Zavarzin.
Sulmuesi shqiptar u transferua te Spartaku në gusht të vitit 2026, duke firmosur një kontratë trevjeçare. Deri tani, ai ka zhvilluar nëntë ndeshje, me një gol dhe dy asistime, ndërsa synon të fitojë më shumë hapësira dhe të lërë gjurmën e tij në aventurën e re në futbollin rus.





