Dortmundi e bën të qartë, Bellingham është i “paprekshëm” në verë

Jude Bellingham do të qëndrojë në Borussia Dortmund.

I riu anglez është bërë njëra nga figurat kryesore të Dortmundit këtë sezon, madje duke shënuar dy gola në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Ai është vetëm 18 vjeçar dhe tashmë të gjitha klubet evropiane janë duke e monitoruar.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, pozicioni i Borussia Dortmundit është kategorik dhe i qartë, Bellingham nuk është në shitje!

Ata nuk do të negociojnë me asnjë klub për shitjen e tij në këtë verë dhe nuk ka as një negociatë me askënd.

Chelsea dhe Manchester United thuhet te kenë qenë klubet më të interesuara për anglezin.

Shtuar 9.05.2021 03:05