Do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Hygerta Sako reagon për herë të parë (FOTO LAJM)

Prej ditësh po përflitet në median rozë se moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako do të jetë një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga pushimet, ku vihet re komenti i Fationit, pjesëmarrësit në “Big Brother 7”.

“Gati për B.B Vip?”, e pyet ai,

Moderatorja ka vendosur që të reagojë në lidhje me këtë lajm dhe me humor i ka shkruar:

“Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”, duke hedhur poshtë të gjitha zërat dhe lënë të kuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e këtij “reality show”.


Shtuar 5.09.2021 08:53