Djokovic në “gjemba”, kjo gënjeshtër komplikon sërish situatën e tij në Australi

Vazhdon çështja Novak Djkovic në Australi. Pavarësisht se tenisti serb arriti të fitonte në gjykatë për anulimin e vizës dhe më pas filloi stërvitjen në Rod Laver Arena, serbi vazhdon të jetë nën “gjemba” sa i përket vazhdimësisë së tij.

Informacionet që kanë dalë së fundmi nuk e kanë lënë të qetë numrin 1 të botës në tenis.

Të lidhura

None found

Disa media australiane zbulojnë se, pavarësisht faktit se Djokovic pas mbërritjes së tij në Australi siguroi se nuk kishte udhëtuar në asnjë vend tjetër në 14 ditët e fundit, kjo po rezulton të jetë një gënjeshtër.

Fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale në orët e fundit nxjerrin zbuluar serbin. Djokovic rezultoi pozitiv për herë të dytë me Covid-19 më 16 dhjetor dhe më pas mori pjesë një një ceremoni në Boegrad. Ai filloi të stërvitej në vendlindjen e tij më datë 25 dhjetos pasi 3 ditë më parë kishte rezultuar negativ.

Mirëpo, një javë më vonë, më datë 31, Djokovic u kap duke u stërvitur në ambientet e klubit të tenisit Puente Romane në Marbella dhe ku nuk hezitoi të bënte një foto me djemtë e Akademisë.

Sotogrande tregon praninë e tij në Spanjë parpara se të nisej më 4 janar për në Melburn. Policia Kufitare Australiane tashmë është duke e hetuar këtë çështje, e cila edhe një herë ndërlikon edhemë shumë rastin Djokovic. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 09:56