Derbi “vishet” bardheblu, Tirana fiton me rezultatin minimal 1-0 (VIDEO)

Derbi kryeqytetas i luajtur në “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Tiranës.
Goli u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë ku VAR u bë protagonist.

Sistemi VAR ka akorduar një penallti ku është kthyer në gol nga Limaj në minutën 45+8.
Ndeshja ka qënë plotë raste nga të dyja palët ku edhe emocionet ishin të shumta.

Agresivitet në fushën e lojës nga të dyja ekipet ku dhe kartonat e verdhë ishin të shumtë.

Gjithashtu Najdovski ka marrë kartonin e dytë të verdhë në fundin e lojës duke lënë Tiranën me 10 lojtarë.
Tirana vazhdon kryesimin në vendin e parë./Albeu.com


Shtuar 25.10.2021 22:02