Derbi i kryeqytetit luhet SOT për prestigj dhe ndryshimin e fatit

Partizani dhe Tirana përballen sot në derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 18:30.

Të lidhura

None found

Për të dy trajnerët, kjo do të jetë përballja e parë derbi nga stoli. Florin Bratu do të drejtojë Partizanin, ndërsa Dean Klafuriç do të jetë në krye të Tiranës. Përballja vlerësohet maksimalisht nga të dyja skuadrat, veçanërisht pas paraqitjeve në pesë javët e para, të cilat kanë krijuar një situatë jo të favorshme për ekipe që synojnë rregullisht pozicionet e larta të renditjes.

Fitorja do të përcaktonte edhe ngjyrat e derbit të kryeqytetit, ndërsa përtej prestigjit, një rezultat pozitiv mund t’i japë skuadrës fituese shtysën e nevojshme për të ndryshuar llogaritë dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm përpara.


Shtuar më 11.10.2026 10:09