Dëmtimi i frikshëm i Patricios, të rejat e fundit nga gjendja e portugezit

Portieri portugez i Wolves, Rui Patricio pësoi një dëmtim “horror” në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpool.

Në minutën e 85-të të takimit, Patricio portieri i Wolves u përplas me bashkëlojtarin e tij.

 

 

Ai mbeti i shtrirë, pasi që mori goditje në kokë.

Portieri i Kombëtares së Portugalisë u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, kurse sot mediat shkruajnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Patricio është mirë dhe po mund të flasë”, shkruhet në mediat britanike.

Kujtojmë se një lëndim të tillë pati edhe sulmuesi i Wolves Raul Jimenez, gjatë këtij sezoni./albeu.com/

Shtuar 16.03.2021 10:03