Studentët iu kthyen të gjithë kundër kur ishte ministre, Nikolla: Sollëm kurrikul me standarde europiane

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Lezhësk, Lindita Nikolla, ish-Ministre e Arsimit, gjatë prezantimit të programit të arsimit ka deklaruar se qeveria ka sjellë një kurrikul të re të standardeve europiane.

Duke përmendur me rradhë ndryshimet që janë bërë, Nikolla tha se është bërë reformë rrënjësore për gjimnazin si dhe u ndërtua një sistem i ri për punësimin  e mësuesve në një kohë kur 5 mijë mësues ishin pa arsim përkatës.

“Ne gjetëm një kurikul të vjetër më e mbingarkuara në evropë që orientohej nga mësimi përmendësh ne nuk bëmë arna e hoqëm kurrikulën  e vjetër dhe sollëm një të re. Për çdo fëmijë nga 3 në 18 vjeç, kjo kurrikul do sillte dhe tekste të reja.  Ju të dashur kolegë, na ndihmuat ne që falë pyetjes bëtë të mundur heqjen e shumë teksteve me gabime. Sot i gjithë sistemi i arsimit parauniversitar mbulohet nga tekste të reja, madje falas.

Kam punuar në gjimnaz, kjo falë menysë së teksteve të korrupsionit.  Ne bëmë një reformë rrënjësore reformuam gjimnazin. 5 mijë mësues gjetëm pa arsim përkatës dhe jashtë profilit. Sot kemi 11 mijë dëshmi mësuesit që falë meritës së tyre janë në shkollat e fëmijëvë të fëmijëve. Po sistemin e kualifikimit  e mbani mend si ishte, mjaftonin ca para dhe një tleefonatë që të merrnit kualifikim pa shkuar asnjë ditë”-tha ajo.

Kujtojmë se në kohën kur Nikolla ishte ministre, studentët u ngritën në protesta që zgjatën për ditë me radhë, por ajo nuk ua plotësoi kërkesat./albeu.com/

Shtuar 16.03.2021 10:03