Dembele nuk ka marrëveshje me Chelsea, çfarë i ka kërkuar Xavi klubit të Barcelonës?

Xavi Hernandez dëshiron që sulmuesi Ousmane Dembele të rinovojë dhe të qëndrojë në Barcelonë.

Francezi vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij, edhe pse së fundmi emri i tij është lidhur ngushtë me Chelsean.

“Sport” bën të ditur se lojtari ende nuk ka një marrësveshje me “blutë e Londrës”, edhe pse një gjë e tillë është aluduar.

Ndodhur në këtë situatë, Xavi kërkon edhe një aksion tjetër nga bordi i skuadrës për t’i bërë një tjetër ofertë anësorit.

Gjithçka mbetet në ajër për të ardhmen e lojtarit francez./albeu.com