Dembele ka vendosur për klubin ku do të vazhdojë karrierën

Mesfushori francez i Barcelonës, Ousmane Dembele do të transferohet në Albion me mjegull këtë verë si lojtar i lirë.

Sipas Daily Mail, futbollisti 25-vjeçar francez nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalanas, ndaj Dembele këtë verë do të kalojë si transferim i lirë te Chelsea e Londrës. Kujtojmë që më parë në shtyp u përfol se mesfushori mund të shkojë te PSG apo Man United.

Sezonin e kaluar Ousmane Dembele luajti 21 ndeshje në kampionatin spanjoll teksa francezi shënoi një gol dhe bëri 13 asistime. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2022 13:49

Tags: