Dembele i futur në “trekëndësh”, tre ekipe pas tij

Merkatoja e janarit është shumë afër dhe ekipet po bëjnë maksimumin për të përforcuar ekipet e tyre.

Sulmuesi i Barcelonës, Dembele është kthyer në një emër shumë të nxehtë në merkato. Tashmë dihet se ai nuk do të rinovojë me Barcelonën dhe klubi po mendon ta shesë atë sa më shpejtë.

Pak orë më parë u përfol se Juventus dhe PSG ishin në garë për shërbimet e anësorit francez.

Tashmë përflitet se Paratici ka ndërhyrë dhe e kërkon sulmuesin me ngulm tek Tottenha. Paratici dëshiron t’i bëjë një dhuratë të bukur për festat teknikut Conte, por “beteja” do të jetë shumë e vështirë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 14:09