Copa America/ Brazili mposht Kolumbinë dhe siguron kualifikimin (VIDEO)

Në Kupën e Amerikës janë zhvilluar dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të ndeshjes së katërt.

Brazili ka mposhtur Kolumbinë me përmbysje në rezultat nga 0 – 1 në 2 – 1.

Kolumbia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Diaz, që u asistua nga Cuadrado (10′).

Brazil gjeti golin përmes Roberto Firminos që pranoi një asistim të bukur nga Lodi (78′).

Ndërsa, Casemiro realizoi golin e fitores në minutën e fundit të ndeshjes (90+10).

Brazil me këtë fitore është kualifikuar në raundin tjetër me nëntë pikë, derisa Kolumbia ka arkëtuar katër pikë dhe renditët në pozitën e dytë.


Shtuar 24.06.2021 08:30