Chelsea hyn në garë për Theon

Chelsea po synon ta përforcoj ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, londinezët kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Theo Henandez.

24-vjeçari është një ndër lojtarët kryesor këtë sezon te “Rossonerët”.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Chelsea mund të bëjë një ofertë mbi 50 milionë euro për francezin.

Për Theon interesim ka shprehur edhe PSG-ja.


Shtuar 19.12.2021 15:47

Tags: ,