Chelsea futet në garë për mesfushorin francez

Aurelien Tchouameni po mahnit të gjithë Evropën me performancën e tij. 21-vjeçari po kërkohet nga disa klube të mëdha nga ligat e ndryshme.
Juventus dhe Real Madrid janë dy ekipet e para të cilat janë interesuar që në fillim për djaloshin.

Real Madrid duket më i interesuar për 21-vjeçarin por gjithashtu në garë tashmë është futur dhe ekipi anglez i Chelsea.

Chelsea dëshiron të transferoj mesfushorin e Monaco që në janar por konkurenca është e fortë.
Vlera e talentit është rritur nga 18 milion euro në 36 milion euro vetëm këtë sezon./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 15:22