CHAMPIONS/ Inter – Real Madrid, formacionet e mundshme

Inter – Real Madrid, do të jetë super sfida e radhës që ofron raundi i parë i fazës së grupeve së Champions League.

Ndeshja do të luhet në “San Siro” në orën 21:00 në prani të 30 mijë tifozëve.

Real Madrid do këtë më shumë mungesa shkaku i lëndimeve të shumta.

Te “Los Blancos” mungojnë Ferland Mendy, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Marcelo.

Kurse, te vendasit vërehet mungesa e Stefano Sensit dhe Christian Eriksen.

Ndërkohë, te gjiganti spanjoll pritet të rikthehet nga minuta e parë David Alaba, që mungoi ndaj Celtas shkaku i lëndimit, derisa te Inter është rikthyer Alessandro Bastoni.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Handanovic; Dimarco, Vrij, Skriniar; Perisic, Çalhanoglu, Brozovic, Barella, Darmian; Martinez, Dzeko.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Gutierrez; Valerde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius


Shtuar 15.09.2021 10:22