CHAMPIONS/ Chelsea – Juventus, statistikat dhe formacionet e mundshme

Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Champions League padyshim është ajo e cila do të luhet në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Juventusit në kuadër të raundit të 5 të fazës së grupeve.

Ekipi i Allegrit ka siguruar tanimë kualifikimin, ndërsa “Blutë e Londrës” janë të parrezikuar në vendin e dytë. Vendasit do të synojnë një fitore sot, për të barazuar me pikë Juventusin dhe për të shpresuar ta mbyllin në vendin e parë.

Skuadrat pritet të rreshtohet në fushë me skemat e përhershme. Tuchel me 3-4-2-1, maja e sulmit e cila në mungesë të Lukakut dhe Havertz do të udhëhiqet nga gjermani Werner. Allegri në krahun tjetër pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën, 4-4-2, ku dyshja e sulmit do të plotësohet nga Morata dhe Kulusevski.

Sa i përket mungesave të dyja skuadrat janë të penalizuara. Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesit, Lukaku, Havertz dhe mesfushorin Kovacic. Allegri në krahun tjetër do të duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësit, Chiellini, Danilo dhe De Siglio, pa sulmuesit, Bernadescho dhe Dybala dhe pa mesfushorin Ramsey.

Statistikat:

Në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Chelse në Champions janë shënuar mesatarisht 2.5 gola.

Juventusi ka fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

“Blutë e Londrës” e kanë mbajtur portën e paprekur në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Champions, e gjithashtu kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet  e fundit. /albeu.com

 


Shtuar 23.11.2021 09:45