Bujar Pllana ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi 24-vjeçar i Kombëtares është transferuar në Superligën zvicerane, ku do të përfaqësojë Grasshopper Club Zurich.
Futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe te skuadra bardheblu do të luajë me fanellën me numër 44. Përpara kalimit në Zvicër, aventura e tij e fundit profesionale ishte me Lechia Gdansk në Poloni.
Të lidhura
None found
“Grasshopper Club Zurich ka përforcuar repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me lojtarin shqiptar Bujar Pllana. Qendërmbrojtësi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2027/28 dhe do të veshë fanellën me numër 44”, njoftoi klubi zviceran.
Me 27 tituj kampion, Grasshopper Club Zurich mban rekordin në Superligën e Zvicrës. Aktualisht, kapiten i skuadrës është Amir Abrashi, ish-mesfushori i Kombëtares.
