Buffon: Nëse kampionët e Parisit do ishin te Juve, ne do fitonim 4 Champions League

Gianluigi Buffon është rikthyer për të folur për ish-ekipet e tij. Paris Saint-Germain ku kaloi një sezon, 2018/2019 dhe për Juventusin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij fantastike.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit ka “thumbuar” në njëfarë mënyre kampionët e Francës. Ai është shprehur se nëse Juventusi do të kishte lojtarët që ka patur Parisi ndër vite, padyshim që “Zonja e Vjetër” do të kishte 4 tituj të Champions League.

“Te Juventusi mendoja se ishim kampionë bote, por pastaj pashë te PSG shumë lojtarë të mëdhenj. Mbappe, Verratti, Thiago Silva… Me ta do të kishim fituar 4 Champions League në Torino”, është shprehur Buffon. /newsport.al/


Shtuar 13.02.2024 14:01