Ngjarja që tronditi Shkodrën/ Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi

Orjana Gremi, është dënuar me 22 vite burgim, për shkak se në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapolindur.

Në 12 Shkurt të vitit 2024, gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, për shkak të braktisjes së foshnjës së sapolindur në ujërat e lumit Kir.

Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem, ku edhe banonte tek të afërmit.

Ishin 2 misionare të kishës katolike që njoftuan policinë, pasi e kanë takuar 32-vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.

Fillimisht ajo ju ka dhënë murgeshave deklarata kontradiktore, mbi vendndodhjen e fëmijës dhe pasi nuk kanë arritur ta gjejnë kanë sinjalizuar uniformat blu.

Foshnja i s*ksit mashkull, është regjistruar në spitalin e Shkodrës pa atësi dhe nëna përpara kryerjes së krimit, kishte kryer edhe procedurat për përfitimin e bonusit të lindjes.

Ndërkohë, që më herët në spital kishte kërkuar dhënien e tij për birësim, por që më pas ka ndërruar mendje.

Teksa ka dalë nga spitali, Gremi është drejtuar në fshatin Golem, por rrugës ka hedhur foshnjën në lumë.