Bruno Fernandes mbron CR7-tën pas humbjes ndaj Spanjës: Ai nuk dështoi vetëm, ai bëri atë që duhej të bënte

Bruno Fernandes, shok skuadre me Ronaldon tek United dhe Portugalia, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës.

Mesfushori analizoi paraqitjen e CR7-tës, duke e mbrojtur atë.

“Nuk ishte vetëm Cristiano që dështoi. Ne të gjithë u përpoqëm dhe nuk ia dolëm. Portieri spanjoll ishte shumë mirë.

Cristiano është duke bërë mirë, me ambicien për të ndihmuar kombëtaren, sic ka bërë gjithmonë dhe nuk ka nevojë të bëjë bujë të madhe.

Ai është këtu për të ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë. Cristiano ishte i frustruar, ashtu si të gjithë ne. Ai është sulmues deshiron të shënojë gola nuk ka nevojë të bëjë telenovela rreth tij ate që duhet të bënte e bëri dhe golat do të vijnë.

Këto jane faza kur të shënojë do ndihet me i relaksuar të vazhdojë të shënojë kaq shumë gola për ne. Të mos harrojmë se ai është rekordmeni i golave ​​për një ekip kombëtar”, u shpreh Fernandes./albeu.com


Shtuar 28.09.2022 17:54