Futbollisti shqiptar Brajan Gurda ka vazhduar me formë të mirë në Bundesligë, duke shënaur golin e tretë sezonal.
I riu shënoi në fitoren e thellë 4-1 të Mainzit ndaj Hoffenheimit, duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt mbijetesës.
Ishte goli i dytë radhazi për 19-vjeçarin, që në total numëron tre gola e dy asistime këtë sezon.
Gruda shënoi golin e tretë në minutën e 63-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 77-të.
Ishte fitore e rëndësishme për Mainzin në luftën për mbijetesë, që tani ka 26 pikë në vendin e 16-të, një më pak se vendi i 15-të që siguron mbijetesën.