Kam dyshime se marrin pagesa nga Serbia…” – Rexhep Shahu lëshon një deklaratë të ashpër për Kosovën

Gazetari Rexhep Shahu ka shpërthyer ndaj opinioneve që paralajmërojnë një kërcënim për pavarësinë e Kosovës pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.

Të lidhura

None found

Ai i ka hedhur poshtë këto pohime, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës si shtet nuk varet nga vullneti i Serbisë a Shqipërisë, por mbështetet fuqimisht te garancia e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Duke vënë në shënjestër analistët të cilët flasin për cenimin e pavarësisë, Shahu ka shprehur dyshimin se një pjesë e tyre mund të financohen nga shteti serb.

Reagimi i tij i plotë:

Për ata që përhapin panik në studiot televizive duke pretenduar se tani, pas aktgjykimit të gjykatës speciale që rrëzoi akuzat serbe kundër UÇK-së dhe luftës çlirimtare por ndëshkoi 4 persona mbi bazën e përgjegjësisë individuale, pavarësia e Kosovës rrezikon të shpërbëhet nga Serbia.

Këta shpifës duhet ta kenë të qartë se fati i pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është sot në dorën e Serbisë, Shqipërisë, Paskal Milos apo Fatos Klosit.

Pranuesja e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, garantuesja dhe mbrojtësja e saj mbetet Amerika dhe NATO, shteti amerikan.

Për ata që spekulojnë nëpër studio mbi rrezikimin e pavarësisë së Kosovës, kam dyshime se marrin pagesa nga Serbia.


Shtuar 23.09.2026 07:54

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetbetparkbetparkMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet