Rrustem Mustafa: Përmendja e emrit tim në aktgjykimin e Hagës nuk më shqetëson

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se nuk ndjen shqetësim për faktin që emri i tij u përmend në vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Në një paraqitje në Debat Plus, Mustafa theksoi se për të ka më shumë peshë vetë vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilin e quajti të padrejtë.

“Aktgjykimi i keq që u dha për bashkëluftëtarët tanë i bën të parëndësishme se kush përmendet, çfarë thuhet dhe çfarë ngrihet mbi atë dokument, mbi atë urdhër aktgjykimi që u shpall më 16 shtator. Të gjitha rëndësitë e tjera zbehen, e rëndësishme është që është aktgjykim i padrejtë”, u shpreh ai.

Emri i Rrustem Mustafës u përmend në aktgjykimin e 16 shtatorit krahas emrave të Lahi Brahimajt, Fatmir Limajt, Sylejman Selimit, Latif Gashit, Shukri Bujës dhe Sabit Gecit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte i akuzuar në këtë çështje.

Gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara deklaroi se këta persona bënin pjesë në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”.

Mustafa shtoi se nuk e konsideron shqetësuese përmendjen e emrit të tij. “Nuk më dëmton që u përdor emri. Unë jam mik me ata që u dënuan. Nuk kam arsye të frikësohem”, tha ai.

Sa i përket luftës së UÇK-së, Mustafa u shpreh se ajo kishte zgjatur shkurt dhe, sipas tij, kishte natyrë më tepër politike. “Lufta e UÇK-së ishte një moment i shkurtër. Lufta jonë ishte më shumë politike. Kemi pasur armë që krismat tona të dëgjoheshin te miqtë tanë, te shtetet e qytetëruara, të cilat u përgjigjën dhe na erdhën në ndihmë”, deklaroi Mustafa.


Shtuar 23.09.2026 07:46

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetbetparkbetparkMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet