BOTËRORI 2026/ Nga Shakira te tifozët e zjarrtë, ceremoni madhështore në zemër të Meksikës (VIDEO)

Kupa e Botës 2026, ka hapur siparin në Meksiko Siti, me një ceremoni madhështore hapjeje, të mbushur me ngjyra, kulturë dhe performanca muzikore nga yje të njohur ndërkombëtarë, mes tyre edhe superylli kolumbian Shakira, sipas BBC.

Mijëra tifozë u mblodhën në stadiumin legjendar “Azteca” për të përjetuar nga afër nisjen e turneut më të madh të futbollit, që rikthehet në Meksikë për herë të parë pas 40 vitesh.

Të lidhura

None found

Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm dhe pritshmëri, ndërsa tifozët shpresojnë të shohin kombëtaren e tyre të shkëlqejë në tokën vendase.

Rruga drejt nisjes së Botërorit 2026 nuk ka qenë e lehtë.

Përgatitjet janë shoqëruar me sfida të ndryshme, nga rinovimet e stadiumit “Azteca” dhe infrastrukturës aeroportuale, deri te protestat dhe shqetësimet për dhunën e karteleve të drogës në Meksikë, gjatë muajve të fundit.

Megjithatë, në ditën e hapjes, futbolli mori vëmendjen kryesore, duke lënë në hije polemikat dhe problemet.

“Është një përvojë unike. Nuk kam qenë kurrë më parë në një Kupë Bote dhe fakti që jam këtu me familjen time e bën edhe më të veçantë”, tha tifozi Javier Pérez për BBC.

“Shpresoj që Meksika ta nisë mbarë, të fitojë dhe të shënojë sa më shumë gola. Pastaj do të shohim deri ku mund të arrijmë”, shtoi ai.

 


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş