Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Këtë të premte, me anë të një reagimi në “Facebook”, Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e qytetarëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e NATO-s.

Kreu i shtetit shkruan se liria e Kosovës erdhi falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së UÇK-së dhe vendosmërisë së aleatëve strategjikë.

Të lidhura

None found

“Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë”, shkruan Begaj.

Presidenti shprehu falenderim të veçantë për NATO-n, duke theksuar rolin e saj në një nga momentet më vendimtare të historisë së Kosovës.

“Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë”, vijon reagimi.

Begaj shprehu gjithashtu, mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e vendit.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë”, shkruan Presidenti Begaj.

 


Shtuar 12.06.2026 09:43

grandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetjojobetbetkare girişgrandpashabetcasibommatbetMatbetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusugrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabet telegramgrandpashabet girişjojobetGrandpashabetcasibomjojobetGrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetmarsbahis giriş