“Bonucci shtyu Kulusevskin të ndryshonte agjent”, del skandali nga përgjimet, lojtari i Juves si sekser

Emisioni “Report” hedh dritë mbi çështjen Bonucci-Lucci në lidhje me presionin e pretenduar të mbrojtësit të Juventusit ndaj disa kolegëve për t’i bërë ata të ndryshojnë agjentin…

“Lojtarët e tjerë e kanë thënë. Lajmi për De Rossi gjithashtu ka dalë”, thotë Paolo Paloni, një ish-agjent i Scamaça.

De Rossi zbulon se ai nuk ka as numrin e lojtarit të Genoa. “Nuk e kam numrin dhe nuk e njoh. Nuk kam pasur të bëj kurrë me Scamacca”, shkruan telesport.

Stefano Sem, ish-agjent i Kulusevski, thotë: “Bonuçi organizoi takimin 100 përqind. Lojtari dhe familja më thanë për këtë. Luçi e përdor këtë mënyrë”.

Madje, ka edhe regjistrime sipas të cilave Bonuçi premton më shumë para te shoku i ekipit për të ndryshuar agjentin.

Lucci ka reaguar më pas: “Një lojtar ka të drejtën e shenjtë për të biseduar me një lojtar tjetër. Kulusevski u ballafaqua me shokët e tjerë të skuadrës dhe ndoshta edhe me Leonardo Bonuccin”.


Shtuar 8.06.2021 17:39