Bekim Balaj në krah të presidentit Xhaferi: Vllaznia ka ecur pa aleanca, reagimi ishte i akumuluar dhe jemi kundër dhunës

Vllaznia do të ndeshet nesër me Skënderbeun në kuadër të javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Takimi që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të fillojë në orën 18:30. Në prag të kësaj sfide, sulmuesi shkodran Bekim Balaj dha deklaratat e tij për mediat.

Të lidhura

None found

Balaj pranoi se atmosfera e krijuar nga ndeshja e fundit prek të gjithë, por theksoi se Vllaznia dhe Shkodra kanë qenë historikisht pro paqes dhe kundër dhunës në sport. Ai tha se presidenti Xhaferi kërkoi falje për atë moment irritimi dhe se reagimi ishte deri diku i akumuluar. Sulmuesi vuri në dukje se kjo është dalja e tij e parë publike pas sezonit të humbur të kampionatit, duke mos lënë mënjanë përgjegjësinë që vetë lojtarët duhet të mbajnë për atë kampionat.

Ai përmendi edhe faktorë të tjerë në humbjen e titullit, përfshirë reagimin në Elbasan. Duke u ndalur te ndeshja më e freskët me Egnatian, Balaj tha se brryli ndaj Gurishtës ende i dhemb të gjithëve dhe se gjyqtarët Enea Jorgji e Juxhin Xhaja në VAR kishin të gjitha mundësitë për të marrë vendimin e duhur që e panë të gjithë. Ai kujtoi se loja u ndal për 10 minuta dhe se dalja e Gurishtës nga fusha me hundë të thyer, i pamundur për të luajtur, ndikoi përfundimisht në rezultatin e asaj ndeshjeje.

Balaj e pranoi se një reagim i tillë bëhet në momente tensioni dhe se vendimet e arbitrit në ndeshjen ndaj Elbasanit kërkonin një vendim nga Disiplina. Megjithatë, ai siguroi se Vllaznia dhe Shkodra janë gjithmonë kundër dhunës dhe japin shembull për këtë.

Për fokusin e ekipit, ai tha se janë përqendruar te stërvitja dhe te pjesa tekniko-taktike e ndeshjes së radhës. Ai tregoi se në periudhën e zëvendësimit ishte afër presidentit, i cili argumentonte me VAR-in dhe sipas tij goli i parë ishte i rregullt, por në fund mbetën 2 pikë. Balaj shtoi se presidenti është gjithmonë afër skuadrës dhe se ai veprim i tij u shoqërua edhe me një dënim personal. Presidenti është munduar ta largojë ekipin nga kjo situatë dhe kërkon që ekipi të ruajë qetësinë për të performuar sa më mirë në ndeshjen e ardhshme.

Pas dy barazimeve, Balaj pranoi se Vllaznisë i duhet fitorja, sepse pikët janë gjithmonë të rëndësishme. Ai kujtoi se sezonin e kaluar një pikë e vetme do të bënte diferencën, por e rëndësishme është që skuadra të performojë mirë. Sipas tij, ekipi do të vijë në rritje dhe lojtarët e rinj do të sinkronizohen me kërkesat e trajnerit, ndaj shpreson në rritje dhe rikthim te 3 pikët.

Për Gurishtën, Balaj u shpreh se përvoja dhe qetësia e tij ndihmojnë shumë në prapavijë dhe se ai ka qenë lider i skuadrës për shumë vite, ndaj mungesa e tij është ndjerë.

Duke folur për tensionin dhe incidentet, Balaj theksoi se çdo fjalë apo dalje e Vllaznisë për arbitrat ose padrejtësitë, në Tiranë apo zakonisht në media, shpesh cilësohet si tentativë për të justifikuar dështimin e sezonit të kaluar. Sipas tij, Vllaznia mund të jetë ekipi që ka folur më pak për arbitrimin sezonin e shkuar. Ai përmendi ekipin kampion që javë pas jave ka pasur sulme për arbitrimin, përfshirë edhe braktisjen e fushës në ndeshjen me Vllazninë, gjë që i vuri arbitrat në presion dhe më pas u shpall kampion. Balaj sqaroi se Vllaznia nuk e ndjek atë rrugë dhe se ata kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë vetëm kundër të gjithëve. Ai shtoi se kështu ka ecur Vllaznia në gjithë historinë e saj, pa aleanca dhe përkrahje, dhe shpreson se do t’ia dalin.

Balaj vuri në dukje se shumë herë anashkalohet pjesa e fushës apo e sportit në futbollin tonë. Ai theksoi se të gjithë janë të vetëdijshëm që duhet të kontribuojnë më shumë që futbolli të kthejë entuziazmin. Duke kujtuar se janë rritur në shkallët e stadiumit dhe e njohin pasionin, dëshirën dhe entuziazmin që futbolli i ka sjellë Shkodrës dhe Shqipërisë, ai u shpreh se vitet e fundit ndjen mungesën e njerëzve në stadiume dhe se atmosfera nuk është si më parë. Sipas tij, njerëzit e sportit duhet të bëjnë maksimumin që futbolli ta rimarrë atë entuziazëm, duke përfshirë edhe median. Ai shtoi se ekziston një prirje për të evidentuar anën e errët ose pjesën jashtë futbollit, e cila ka qenë gjithmonë prezente, ndërsa sporti duhet të jetë gjithmonë shembull uniteti, bashkimi dhe gëzimi për të gjithë sportdashësit.

Për pyetjen rreth bandave, Balaj tha se nuk shqetësohen dhe përpiqen që çdo gjë ta zgjidhin brenda kuadratit të fushës. Ai shtoi se Vllaznia është mësuar të ecë me vështirësi dhe se nuk është rastësi që shkon 25 vite pa titull kampion. Pa hequr fajin apo përgjegjësinë që kanë vetë lojtarët ndër vite, ai theksoi se sot janë ai dhe shokët e tij, ndërsa më parë kanë qenë të tjerë. Nuk beson se është rastësi që Vllaznia nuk del kampione prej 25 vitesh, duke kujtuar se qyteti i ka dhënë shumë futbollit. Në njëfarë mënyre, sipas tij, futbolli shqiptar i ka njëfarë borxhi Vllaznisë.

Balaj tha se është kthyer me dëshirën maksimale për të dhënë më të mirën te Vllaznia dhe se çështja e titullit është diçka tjetër. Sipas tij, kushdo që ka veshur fanellën e Vllaznisë këto vite i ka mbetur një peng, por për të e rëndësishme ka qenë të japë maksimumin sa herë e vesh atë fanellë.

Për tifozërinë, ai theksoi se ajo ka qenë gjithmonë aty sa herë Vllaznia ka pasur nevojë, përfshirë momentet e vështira kur ekipi luftonte për të qëndruar në kategori dhe stadiumi mbushej. Tifozët kanë dhënë ndihmën e tyre dhe do të jenë gjithmonë mbështetje për skuadrën.

Kur u pyet për titullin kampion, Balaj u përgjigj se është herët për të folur, por beson se kjo pyetje është bërë për shumë vite dhe përgjigjja ka qenë se Vllaznia do të jetë gjithmonë aty për të pretenduar ta fitojë.

Në fund, Balaj theksoi se janë të vetëdijshëm për arsyet e humbjes së titullit dhe nuk e heqin përgjegjësinë që u takon. Ai shtoi se rrugëtimi drejt titullit e kanë më të vështirë se çdo ekip në Superligë dhe arsyet dihen: Vllaznia nuk ka qenë dhe as nuk është pjesë e asnjë aleance. Sezonin e shkuar, në një rrugëtim 40-javor me ulje-ngritje, Vllaznia nuk ka marrë asnjë 3 pikësh dhuratë për ta nxjerrë nga vështirësia, ndryshe nga ekipe të tjera që i kanë marrë rëndom. Kjo e bën rrugëtimin më të vështirë, prandaj duhet të jenë edhe më të fortë dhe të përgatiten për vështirësitë që u kanë dalë dhe do t’u dalin gjithmonë. Ai përfundoi se justifikimet nuk janë pjesë e tij dhe Vllaznia e Shkodra nuk i kanë njohur asnjëherë justifikimet, ndaj do të luftojnë fort.


Shtuar 4.09.2026 18:08

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş