Bayerni fiton titullin me “frymën e fundit”, Dortmund zhgënjen tifozët e përgatitur për festë në “Signal Iduna Park”

Bayern Munchen ka futiar këtë të shtunë titullin kampion të 33-të në Bundesligë. Një kampionat vërtetë kryevepër për sa i përket garës, ku gjithccka u vendos në minutën e fundit.

Vetëm një javë më parë edhe tifozët më të ccmendur i kishin humbur shpresat për titullin kampion, por jo për lojatrët në fushë, sigurisht një dorë të mirë ua dha edhe mainzi i cili barazoi 2-2 në “Signal IDuna Park” përballë Dortmundit, i cili nuk diti të menaxhojë sicc duhet ndeshjen.

Bayern mundi 1-2 Koln në transfertë (Coman, Musiala / Ljubicic) dhe festa ishte e ligjshme pas barazimit 2-2 të Dortmund ndaj Mainz.

Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuchel përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me 71 pikë dhe trofeun e Bundesligës në xhep. Skuadra ka shënuar 91 gola në këtë kampionat dhe ka pësuar 37.

Lot dhe dëshpërim i madh te Dortmund, që për t’u rikthyer te titulli do duhet të presë sërish. Sa i takon sfidës së barazuar 2-2 ndaj Mainz, takimi ishte mjaft emocionues.

Mysafirët gjetën golin në minutën e 15-të me Olsen. Skuadra vendase mund të vendoste ekuilibrat pas 4 minutash me Haller, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të besuarit e Svensson dyfishuan shifrat me Onisi2o në minutën e 24-të, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.

Goli i shpresës për Reus me shokë erdhi në minutën e 70-të nga Guerreiro, por tepër vonë, pasi nuk mjaftoi as goli i Sule në fund. Pavarësisht se stadiumi “Signal Iduna Park” ishte i tejmbushur me tifozë, Dortmund zhgënjeu totalisht (vendi i dytë, 70 pikë) duke humbur mundësinë për të fituar titullin në javën e fundit.


Shtuar 27.05.2023 17:35