Bayern Munich ka ndarë pikët me Augsburg në javën e 3-të të Bundesliga-s gjermane, pas një përballjeje që përfundoi 2-2.
Vendasit kaluan në epërsi vetëm pas 6 sekondash lojë. Fellhauer shfrytëzoi një gabim të rëndë të Neuer dhe e dërgoi topin në rrjetë, ndërsa avantazhi 1-0 mbeti i pandryshuar deri në pushim. Pas rifillimit, Saibari barazoi shifrat në minutën e 55-të, por Ribeiro riktheu avantazhin e Augsburgut në të 64-tën, duke e çuar rezultatin në 2-1. Brown shpëtoi bavarezët nga “turpi”, duke realizuar golin që u siguroi një pikë në këtë transfertë.
Të lidhura
None found
Në sfidat e tjera, Hamburg fitoi 2-3 në fushën e Hoffenheim, ku luan Asllani me shokë. Bayer Leverkusen triumfoi 3-4 ndaj Maniz pas një ndeshjeje të luftuar, ndërsa Stuttgar mposhti 0-2 Paderborn. Union Berlin siguroi gjithashtu tre pikë “jetike” kundër Elversberg.






