Barcelona riformulon kontratën e Gabriel Jesus pas marrëveshjes me Arsenalin

Barcelona ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

Të lidhura

None found

Klubi katalanas ka rënë dakord me Arsenalin për shërbimet e 29-vjeçarit kundrejt 10 milionë eurove, ndërsa tani ka vendosur të rishikojë edhe formulën e kontratës së tij.

Sipas SPORT, marrëveshja e re parashikon një kontratë fikse trevjeçare për Gabriel Jesus, duke ndryshuar planin fillestar që përfshinte dy vite bashkëpunim dhe mundësinë e zgjatjes për një sezon tjetër.

Braziliani u largua drejt Barcelonës pasi nuk ishte më pjesë e planeve të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Në momentin e transferimit, atij i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata me klubin anglez.

Pas mbërritjes në aeroportin “El Prat”, Jesus dha sinjale pozitive për gjendjen e tij fizike, duke thënë se “gjuri im është perfekt”.

Sulmuesi ka kaluar një dëmtim të rëndë, i cili e la jashtë fushave për 11 muaj gjatë vitit 2025, dhe tani do të punojë për të rifituar gradualisht ritmin e konkurrimit.

Afërimi i tij është pjesë e strategjisë së Barcelonës për të përforcuar repartin e sulmit dhe për të shtuar një alternativë të re në vijën ofensive.

Gabriel Jesus pritet të ndajë përgjegjësitë në sulm me talentin e ri Hamsa Abdelkarim dhe Raphinha.

Sipas SPORT, braziliani do të veshë fanellën me numrin 9 dhe do t’u bashkohet menjëherë stërvitjeve të grupit, ku do të nisë përgatitjet fizike.

Stafi teknik i Barcelonës planifikon ta rikthejë në fushë hap pas hapi, duke shmangur nxitimin dhe duke i dhënë kohën e nevojshme për t’u përshtatur me skuadrën dhe ritmin e futbollit në Barcelonë.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş