Barcelona refuzon ofertën e Chelseat për Frenkie de Jong

Siç theksojnë nga Anglia, Chelsea i ka paraqitur një ofertë zyrtare Barcelonës për të blerë kartonin e Frenkie de Jong. Reprezentuesi holandez ishte tashmë në vëmendjen e Bluve kur ishte pjesë Ajax-it, por më në fund vendosi për propozimin e Blaugranas.

Dukeqenëse nje prej transferimeve të verës, Saul, nuk ka qenë në nivelin e pritur, prej shumë kohësh është në kërkim të një lojtari të ri për mesfushën.

Barcelona nga ana e saj ka parë sesi lojtari ka rënë nga ajo performanca që jepte në Amsterdam, por Xavi vazhdon ta konsiderojë holandezin si një pjesë themelore.

Klubi tashmë ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe fakti është se përveç planit sportiv, Blaugranas nuk do ta konsideronin kurrë transferimin e tij për një shifër më të ulët se 86 milionë euro që paguan 2 sezone më parë. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 21:00